Franca triumfon në ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror kundër Australisë

Franca triumfon në ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror kundër Australisë

Franca ka fituar vendin e tretë në Kampionatin Botëror në basketboll “Kina 2019”.

Francezët treguan një paraqitje dominuese kundër australianëve, duke triumfuar në fund me rezultat 67-59, raporton Periskopi.

Trekolorët e arritën këtë sukses pavarësisht se u dominuan në dy çerekët e parë nga kundërshtarët, derisa u mposhtën 16-11 në të parin dhe 21-30 në të dytin.

Mirëpo, Franca u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë duke i fituar të dy çerekët, derisa fituan medaljen e bronztë në proces.

Nando De Colo ishte më i spikaturi te Franca me 19 pikë, dy kërcime e tre asistime, ndërsa Ingles ishte më i miri tek Australia me 17 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: