Francë, dhjetëra të lënduar gjatë përleshjes fizike mes tifozëve britanikë
Dhjetëra persona janë lënduar lehtë gjatë rrahjes së tifozëve britanikë, ngjarje kjo e cila ndodhi mbrëmë në “fan zonat” në qendër të Parisit, njoftoi policia.
Ky është incidenti i parë i këtij lloji në Paris që nga fillimi i Kampionatit Evropian më 10 qershor, ndërsa ka ndodhur në mesin e tensioneve dhe masave të larta të sigurisë në mbarë vendin.
Një zyrtar i policisë franceze njoftoi se përleshja filloi gjatë vazhdimit të ndeshjes së çerekfinales së Kampionatit Evropian mes Gjermanisë dhe Italisë.
Rrahja ka zgjatur disa minuta, ndërsa të lënduarve u është ofruar ndihmë në afërsi të Kullës Eiffel. Pas incidentit nuk ka të arrestuar, konfirmoi zyrtari i paidentifikuar.



