Franco Foda i uron gjithë shqiptarët e Kosovës: Ju dëshiroj një vit të ri me shëndet dhe lumturi
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka bërë një urim të veçantë, në mbyllje të vitit 2025.
Trajneri gjerman i kombëtares dardane ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri, ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai ka thënë se iu dëshiron të gjithëve një vit 2026 me shëndet dhe mbarësi.
“I uroj të gjithë punëtorët e Federatës, të gjithë tifozët e kombëtares, të gjithë përfaqësuesve të mediave dhe të gjithë popullit të Kosovës një vit të ri 2026 me shëndet dhe lumturi. Ju faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”, thuhet në urimin e Fodës.
Franco Foda dhe të besuarit e tij do të rikthehen në aksion në muajin mars, për ndeshjen e “play-offit” të Botërorit 2026, ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.



