Franco Foda, përzgjedhësi i Kosovës, që dy herë arriti objektivat – tani ëndrra, shihemi në mars

Franco Foda, përzgjedhësi i Kosovës, që dy herë arriti objektivat – tani ëndrra, shihemi në mars

Që nga ardhja e tij në krye të Kombëtares së Kosovës më 17 shkurt 2024, Franco Foda ka arritur dy objektiva të rëndësishme me Dardanët.

Së pari, ai e ngjiti Kosovën nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke udhëhequr skuadrën në një ecuri fantastike me gjashtë fitore dhe dy humbje në tetë ndeshje zyrtare (njëra me rezultat zyrtar, pasi deri në minutën e 90-të ishte 0-0).

Dardanët mposhtën dy herë Qipron, dy herë Lituaninë dhe dy herë Islandën (play-off), ndërsa humbjet ndaj Rumanisë, e para e rëndë, pasi u gjunjëzuam 3-0 në shtë, pastaj ajo zyrtare, pasi në fushë Kosova dominoi.

Me 15 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pranuar, Kosova tregoi forcë dhe konsistencë nën drejtimin e trajnerit gjerman Foda, duke u ngjitur pas fitoreve spektkolare ndaj Islandës në Ligën B.

Objektivi i dytë i Fodas erdhi në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Dardanët ishin në një grup shumë të vështirë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Kosova përfundoi vendin e dytë në grup, duke siguruar biletën për play-off. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Dardanët regjistruan tre fitore, dy barazime dhe një humbje, duke arritur 11 pikë të mjaftueshme për të vazhduar rrugën drejt Botërorit, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Rezultatet më të spikatura përfshijnë fitoret ndaj Suedisë 2-0 në Prishtinë dhe 0-1 në Stokholm, si dhe 0-2 si mysafire ndaj Sllovenisë. Barazimi pa gola në Prishtinë kundër Sllovenisë dhe barazimi 1-1 ndaj Zvicrës treguan stabilitet dhe organizim të fortë të skuadrës.

Foda e ka fituar një herë play-offin dhe tani synon të përsërisë suksesin në mars, me besim të plotë te ekipi i tij. Nën drejtimin e tij, Kosova ka treguar një rrugë të qartë përpara dhe aspirata për Kupa e Botës mbetet ëndrra më e madhe.

Ai ka 9 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje (një në tavolinë) në ndeshjet zyrtare, rezultate fantastike deri tani.

Me një trajner që di të udhëheqë skuadrën drejt objektivave, Dardanët mbeten të gatshëm për sfidat e ardhshme dhe për të treguar se ky ekip vetëm po ecën përpara. /Periskopi

Shpërndaje në: