Franco Foda zbulon listën për ndeshjet historike të Kosovës

Franco Foda zbulon listën për ndeshjet historike të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.

 

 

Trajneri Franco Foda sot shfaqi listën e lojtarëve për dy ndeshjet, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

 

Risia e vetme është rikthimi i Amir Rrahmanit, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.

Përveç Rrahmanit është ftuar edhe portieri i Dritës, Faton Maloku – i cili do ta zëvendësojë Aro Muriqin e suspenduar.

 

 

Kujtojmë që Kosova fillimisht luan ndaj Sllovenisë më 15 nëntor dhe më pas ndaj Zvicrës më 18 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shpërndaje në: