Frank de Boer, trajner i ri i Atlanta

Frank de Boer, trajner i ri i Atlanta

Holandezi Frank de Boer u emërua sot trajner i klubit amerikan të futbollit Atlanta Junction.

Ai nënshkroi një marrëveshje shumë-vjeçare me Atlantën, ku zëvendësoi Herard Martin, trajnerin e parë të klubit në histori.Martin udhëhoqi skuadrën për dy sezone, me të cilën këtë sezon fitoi titullin e Ligës së MLS. Mediat spekuluan se Martin do të bëhej trajner i ekipit kombëtar të Meksikës.

Holandezi ishte i papunë që kur u pushua nga Crystal Palace, pas vetëm 77 ditëve. Ai gjithashtu nuk qëndroi gjatë në punën e tij të mëparshme në Inter, ku u lirua në nëntor 2016, pas 85 ditësh, transmeton KP.

Më parë ka qenë trajner i Ajaksit, me të cilin fitoi katër tituj të njëpasnjëshëm, nga 2011 deri më 2014. Gjatë karrierës së tij, 48-vjeçari De Bur luajti për Ajaksin dhe Barcelonën për 15 sezone, si dhe gjashtë muaj për Rangers. Ai gjithashtu luajti për Galatasaray, Al Ryan, Al Shamal. Për ekipin kombëtar të Holandës nga 1990 deri 2004, ai luajti 112 ndeshje dhe shënoi 13 gola, dhe ishte asistent i trajnerit në ekipin kombëtar. /Periskopi

Shpërndaje në: