Frashër Krasniqi flet pas përleshjes me Albin Gashin e VV-së
Frashër Krasniqi nga PSD thënë se është sulmuar fizikisht nga ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Albin Gashi.
“U sulmova fizikisht nga Albin Gashi, kandidat i VV-së për deputet, dhe djali i avokatit Tomë Gashi, dhe nuk ia ktheva. Sepse sulmin që e pata bërë në afekt në debat televiziv, u pata zotuar që nuk do ta përsëris asnjëherë”, është shprehur ai përmes Facebook.
“Para 3 vitesh, sapo isha liruar nga arresti shtëpiak 1 vjeçar, për një rast të montuar politikisht dhe të pabazuar në asnjë provë. Dhe kur në emisionin në Klan Kosova, vazhduan akuzat krejt të pabaza nga bashkëbiseduesi im në debat, në situatë afekti e pata sulmuar. Kjo ishte gjendja ime. Më patën nxjerrë nga takti akuzat e shpifjet e vazhdueshme që na e kishin bërë jetën shumë të rëndë për 1 vjet rresht”.
“Cila ishte gjendja e Albin Gashit, kandidatit të VV-së kur më sulmoi mua?!”.



