Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: Largohuni tani

Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: Largohuni tani

Ministria e Jashtme në Berlin i bëri thirrje shtetasve gjermanë që të largohen nga Irani.

Sipas një zëdhënësi të saj, ende ka fluturime komerciale që ndihmojnë largimin nga vendi, ndërsa është e mundur edhe dalja përmes rrugëve tokësore.

Sipas listës për parandalimin e krizave të Ministrisë së Jashtme gjermane, aktualisht në Republikën Islamike ndodhen ende disa qindra shtetas gjermanë. Ambasada gjermane në Teheran nuk po punon me kapacitet të plotë personeli dhe për këtë arsye mund të ofrojë vetëm ndihmë të kufizuar konsullore.

Më herët, edhe një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes sqaroi se Bundeswehri e ka reduktuar më tej personelin e tij në Irbil të Irakut. Në koordinim me partnerët gjatë javëve të fundit misioni është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme. Aktualisht në terren ndodhet vetëm “personeli absolutisht i domosdoshëm”, ndërsa pjesa tjetër është kthyer në Gjermani përmes Jordanisë, deklaroi ai.

Për shkak të frikës për një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit, shtetet evropiane po marrin masa sigurie për personelin e tyre ushtarak në Lindjen e Mesme.

Pas Gjermanisë, edhe Norvegjia ktheu në atdhe disa nga rreth 60 ushtarët e saj në rajon. Kjo bëhet për shkak të situatës së sigurisë, njoftoi një zëdhënës i forcave të armatosura norvegjeze.

Shpërndaje në: