Frustrohet legjenda e Arsenalit, e quan Sanchezin ‘mercenar’

Frustrohet legjenda e Arsenalit, e quan Sanchezin ‘mercenar’

Mbrojtësi legjendar i Arsenalit Martin Keown ka tronditur me deklaratat e tij për kilianin Alexis Sanchez, i cili pritet të transferohet te Manchester United këto ditë.

Ai ka thënë se e gjithë kjo po bëhet vetëm për para, e për asgjë tjetër veç parave. Keown e ka quajtur Sanchezin “thjesht një mercenar” kur u pyet nga gazetarët se çfarë mendonte për lëvizjen e tij – transmeton Periskopi.

Kilianit i ishte ofruar një ofertë prej 300 mijë funtesh në javë nga Arsenal, por të cilën ai e kishte refuzuar. Sanchez është ofenduar rëndë edhe nga tifozët e klubit londinez, duke qenë se në muajt e fundit ka qenë mjaft i shpërqendruar për skuadrën, duke dashur as të mos dëgjonte për ofertat e klubit.

Alexis pritej të kalonte te Manchester City, ku do të punonte me Pep Guardiolën por duket se ky transferim nuk do të ndodhë. Sidoqoftë, rrugën drejt Manchesterit do ta bëjë, por drejt ‘Djajve të Kuq’ ku pritet të ketë një pagë ‘stratosferike’ prej 500 mijë funtesh në javë. Arsenali e ka lënë Unitedin prapa në katër vitet e fundit në ligë, vazhdimisht. Sidoqoftë, lojtari nga Kili duket se nuk i është mirënjohës skuadrës në të cilën e rriti formën e tij duke u bërë një prej sulmuesve më të mirë.

Wenger, i cili është më meritori për transferimin e Sanchezit dhe për rritjen e formës së tij, ka thënë sot se më i rëndë megjithatë ishte largimi i Van Persiet sesa largimi i kilianit Sanchez. Skuadra e tij është duke negociuar me sulmuesin e Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang që pritet të zëvendësojë Sanchezin.

| Periskopi |

Shpërndaje në: