Fshati ku të gjithë kanë celularë, por sinjalin e kapin në maje të kodrave
Banorët e fshatit Kayasik në qytetin lindor Mus të Turqisë doemos duhet të ecin deri në maje të kodrës për të kapur GMS sinjalin dhe të zhvillojnë bisedat me telefonë celularë.
Fshati është 35 kilometra larg qytetit, ndërsa në të jetojnë 45 amvisëri, gjegjësisht 550 banorë.
Fshati klasik në Anadoll veçohet nga shumica e fshatrave tjera në rajon për atë se nuk ka GSM sinjal, ndaj fshatarët doemos duhet të ngjiten në maje të kodrës e cila është larg një kilometër e gjysëm për të zhvilluar biseda telefonike.
Kryetari i bashkësisë lokale Vaysi Bilen në bisedën me gazetarin e AA-së theksoi se problem me sinjalin e rrjetit celular kanë tashmë me vite dhe se së shpejti presin që kompetentët e operatorëve të GSM-së t’u përgjigjen kërkesave të tyre dhe të vendosin transmetuesit me qëllim që fshati të lidhet me pjesën tjetër të botës.
“Thjeshtë nuk ka sinjal. Njerëzit ngjiten në maje të kodrës për të folur me celular me familjarët apo fëmijët e tyre të cilat kanë shkuar në qytet. Disa ngjiten në shtylla të rrymës apo në pemë të larta për të arritur sinjalin”, tha Bilen dhe porositi se fshatarët janë të gatshëm që në çdo mënyrë të ndihmojnë operatorët e GSM-së për të zgjidhur problemin e tyre.



