FSHF-ja dënon Skënderbeun, Flamurtarin e Luftëtarin
Kështu janë gjobitur me nga 100 mijë lekë kampionët në fuqi të Skënderbeut, por edhe Luftëtari e Flamurtari për shkak të sjelljes së gabuar që mbështetësit respektivë patën në stadiume fundjavën e kaluar, transmeton TCH.
Federata e Futbollit Shqiptar paralajmëroi gjithashtu Korabin për problemet në ndeshjen ndaj Tiranës. Në fokus ishte ndeshja e “Loro Boriçit” në Shkodër ku sfida u shty për thuajse çerek orë për mungesën e ambulancës.



