FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shenjë përkujtimi, njësitë e FSK-së kanë njoftuar se kanë ulur flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat, duke kujtuar kështu tragjedinë që tronditi botën 24 vite më parë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të terrorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar sot flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e FSK-së, duke përkujtuar kështu viktimat e sulmit terrorist që ndodhi më 11 shtatorit të vitit 2001. FSK dhe populli i Kosovës do të jenë për herë, në krah të miqve tan në ditë të vështira e në ditë festash”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:



