Ftesa e Kurtit për opozitën, Tahiri: Përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar

Ftesa e Kurtit për opozitën, Tahiri: Përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se ftesa e kryeministrit Albin Kurti për takime me opozitën në çështjen e presidentit, sipas tij, është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë, dhe njëkohësisht, siç tha ai, për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Tahiri përmes një postimi në  rrjetin social Facebook tha se në pamje të parë ftesa duket konstruktive, por, sipas deputetit, “në fakt po përgatit terrenin që nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën”.

“Njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe ta çorientojë opozitën. Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Presidenti – Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Shpërndaje në: