Fulham – Liverpool, Shaqiri vazhdon të mbetet në stol

Fulham – Liverpool, Shaqiri vazhdon të mbetet në stol

Liverpool kërkon rikthimin në pozitën e parë, teksa përballë do ta ketë londinezët e Fulham. 

‘Të Kuqtë’ nuk do ta kenë të lehtë përballë vendasve, të cilët janë duke luftuar për mbijetesë, teksa luhet java e 31-të në Premier Ligë, shtatë ndeshje pa mbaruar kampionati.

Lajmi i keq është se Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet në stol. Hera e fundit kur ylli zvicerian u parqit për Liverpoolin ishte më 24 shkurt kur erdhi nga stoli ndaj Manchester Unitedit.

Ndeshja mes Fulham dhe Liverpoolin zhvillohet në ‘Caven Cottage’ me fillim në orën 15:15. /Periskopi/

FULHAM

LIVERPOOL

Shpërndaje në: