Fulham rikthehet në Premier League (Video)
Fulham është rikthyer në Premier League pasi mposhti në finalen e play-off Aston Villën me rezultat 1:0
Sot u zhvillua finalja e play-off në Angli me Fulhamin që ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Aston Villës dhe kështu rikthehet në elitën e futbollit anglez, shkruan Periskopi.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Cairney në minutën e 21-të.
Aston Villa nuk arriti të bënte diçka më shumë edhe pse nga minuta e 70-të ishte me një lojtar më shumë në fushë pasi Odoi i Fulhamit u ndëshkua me karton të kuq.
Fulham me inkuadrimin në Premier League përfiton plotë 160 milionë euro. /Periskopi/



