Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det

Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det

Një jaht i sapo ndërtuar u përmbys dhe u fundos brenda pak minutash në Turqi. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë jahtin luksoz 24-metërsh “Dolce Vento” teksa fundohet në brigjet e Ereglit, Turqi.

Nga incidenti nuk u lëndua askush pasi pronari, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit arritën të hidheshin në det dhe të notonin të sigurt drejt tokës, përcjell Periskopi.

Situata ngjalli shqetësime lidhur me projektimit dhe çështjet e ndërtimit të jahtit dhe mbi ndikimin mjedisor.

 

Shpërndaje në: