AAK vazhdon me Ardian Gjinin në Gjakovë: Fuqizohet edhe me figura të njohura publike dhe politike të qytetit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë po hyn në fazën vendimtare të konsolidimit politik para zgjedhjeve, me përkrahje të reja nga figura të njohura publike dhe politike të qytetit.

Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj para pak minutave.

“Gjakova është bërë shembull i mirëqeverisjes. Aleanca është shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në vlera, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Bashkimi i këtyre emrave të dëshmuar është garanci për vazhdimësinë e suksesit”, ka deklaruar Kryetari i AAK-së, Haradinaj.



