Fury i dërgon edhe një mesazh Joshuas (Video/Foto)
Ish numri një në kategorinë e rëndë në boks, Tyson Fury ka thënë edhe një herë se është duke u rikthyer për të mposhtuar britanikun tjetër, Anthony Joshua.
Fury për herë të fundit ka boksuar në vitin 2015, kur kishte mposhtur Wladimir Klitschkon, të cilin e mposhti edhe Joshua vikendin që lamë pas.


“Jam duke bërë një vrapim të lehtë. Jam mbipeshë, por këtë ia kam bërë vetes, kështuqë më duhet që unë ta largoj”, tha Fury në një postim të tij në rrjetin social Instagram, transmeton Periskopi.
Ai poashtu tha se ka humbur ca peshë dhe është në rrugë të mirë për t’u kthyer.

Tyson Fury është një nga favoritët kryesor që të jetë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshuas. /Periskopi.com/



