Fury e pranon se ka përdorur kokainë
Në javët e fundit mediet kanë raportuar për dështimin e tij në testin e kokainës, duke pretenduar se kjo ka qenë edhe arsyeja për anulimin e meçit me Wladimir Klitschko, dhe jo lëndimi i tij.
I ftuar në ‘Rolling Stone Magazine’,Fury ka pranuar se ka përdorur kokainë, shkruan BBC.
28 vjeçari ka thënë se kokaina e ndihmon për të mposhtur depresionin, pasi është një maniak depresiv, dhe shpreson që dikush ta vret para se ai të vras veten.



