Fury konfirmon: I dhurova shtatë milionë funte për bamirësi
Tyson Fury premtoi para se të luftonte me Deontay Wilder në dhjetor që ai do të dhurojë të gjitha milionat që do i fitonte për bamirësi, tani boksieri i pamposhtur ka konfirmuar se e ka bërë një gjë të tillë.
Është e mahnitshme të shihet se sa shpejt Tyson Fury shkoi nga të qenit një nga personazhet më të urryer në sportin britanik, ndoshta në sportin botëror, tek një njeri i dashur nga shumë të tjerë kur ai bëri rikthim sensacional.
Në vitin 2018 boksieri britanik u kthye pas gati tre vite jashtë rrjetës.

Gypsy King mposhti depresionin, mendimet vetëvrasëse, varësinë dhe ndalimin e drogës për t’u kthyer në ring dhe pastaj, luftoi kundër Deontay Wilder në muajin dhjetor, ndeshje e cila u nda me barazim, raporton Periskopi.
Në vitin 2018, ai tregoi se të gjitha fitimet nga ky meç do t’i dhurojë për bamirësi: ”Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët”.
“Nuk më duhen gjithë këto para”.
Fury tregonte se si kishte i mbetur i shokuar kur kishte parë në rrugët e Amerikës njerëz të varfër, pa një shtëpi, prandaj ka vendosur që shtatë milionë funtet e fituara t’i dhurojë për bamirësi.
Fury e ka konfirmuar këtë në emisionin “Një mbrëmje me Tyson Fury” në Cardiff, për të cilin ka thënë se ai ka dhuruar të gjitha paratë e tij kesh për të ndërtuar shtëpi për njerëzit që kanë probleme me drogë dhe alkool në Britani të Madhe. /Periskopi/



