Fury nuk ndalet së poshtëruari Sefer Seferin: Mund ta nokautoja për 10 sekonda
Tyson Fury ka thënë se ka mundur shumë shpejt ta nokautojë Sefer Seferin.
Seferi u dorëzua pas rundit të katërt, duke mos arritur të vazhdojë më meçin.
Fury, që e kishte cilësuar Seferin si një boksier “shumë të fortë, siç dinë të jenë boksierët shqiptarë”, pas meçit dha një deklaratë bombastike.
Sipas Furyt, ai ka mundur që ta nokautojë Seferin pas vetëm 10 sekondave, por i janë nevojitur rundat.
“Nëse tregohem brutalisht i sinqertë po them se mund ta nxirrja jashtë Seferin për 10 sekonda. Por cfarë të mirë do më sillte kjo?” deklaroi pas sfidës në ‘Manchester Arena’ Fury, shkruan insporti.
Fury tha se ai e zgjati qëllimisht duelin, në mënyrë që të përgatitej më shumë për meçet e radhës.




