Fury paralajmëron Joshuan: S’ka asnjë dyshim, do ta mposhtë lehtë! (Video)

Fury paralajmëron Joshuan: S’ka asnjë dyshim, do ta mposhtë lehtë! (Video)

Tyson Fury do të rikthehet në ring më 9 qershor në Mançester kundër një kundërshtari që akoma nuk është konfirmuar

Fury nuk ka boksuar që nga nëntori i vitit 2015, derisa këtë vit pritet që të kthehet në ring dhe mezi pret një meç kundër Joshuas, transmeton Periskopi.

“Do të ishte një meç i lehtë, pa asnjë dyshim,” ka thënë Fury për Joshuan.

“Ai shikon se si ta bëjë një goditje gjatë gjithë takmit. Unë jam në formën më të mirë tani, kam reflekse më të mira.

“Unë jam më i fortë dhe më i shpejt, kam më shumë muskuj dhe jam i bindur se do të mposhtë atë,”.

Kujtojmë që Fury ka 25 fitore në po aq përballje, 18 nga to i ka fituar me KO. /Periskopi/

Shpërndaje në: