Fury s’e bën hesap Seferin, e ka mendjen te Joshua dhe Wilder

Fury s’e bën hesap Seferin, e ka mendjen te Joshua dhe Wilder

Tyson Fury do të përballet me Sefer Seferin më 9 qershor në Mançester dhe është i bindur se do ta mposhtë pa probleme boksierin shqiptar

Tyson Fury është i vetdijshëm se për t’u konsideruar një legjendë e boksit duhet t’i mposhtë dyshen e famshme Anthony Joshua dhe Deontey Wilder, shkruan Periskopi.

“Unë duhet t’i mposht të dy në mënyrë që karriera ime të përkufizohet dhe të kthehet në kampion legjendar”, ka thënë Fury për BBC Sport.

Fury, 29-vjeçar nuk ka luftuar që nga viti 2015, kur e kishte mposhtur ëladimir Klitchkon, ndërsa në karrierë ka zhvilluar 25 meçe ku i ka fituar të gjitha, 18 prej tyre me KO.

Joshua, 28 vjeç, është kampioni WBA, IBF dhe WBO, ndërsa 32-vjeçari amerikan Wilder mban kurorën e WBC./Periskopi/
Image result for tyson fury vs sefer seferi

Shpërndaje në: