Fushata e Bulliqit në Podujevë: Me islamistin e Fjalës pijet “e paçelura”, pa të birrat “e pira” (Foto)
Lajmi i javës së kaluar ishte që Xhevdet Maloku, kryetari i Partisë Fjala në Podujevë, u bë pjesë e partisë së Albin Kurtit – për ta ndihmuar Shpejtim Bulliqin që të bëhej kryetar komune. Por, fushata duket se nuk është aq njëdrejtimëshe sa mund të mendohet.
Derisa Maloku shihet nëpër tubime me Albin Kurtin dhe Shpejtim Bulliqin nëpër ambiente të ndryshme fushate, aty të pranishme janë pijet freskuese si Coca Cola, Fanta e ndoshta edhe të tjera.
Por, në një fotografi tjetër që po qarkullon në mediet sociale, shihet edhe një fotografi e z.Bulliqi pranë disa birrave të “Pejës”, përcjell Periskopi.
Derisa pijet freskuese duket që as nuk janë çelur, ato “Peja” duken fare të zbrazta. /Periskopi





