​“Fushata kundër Kosovës”, qeveria në detyrë kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

​“Fushata kundër Kosovës”, qeveria në detyrë kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për vazhdimësinë e refuzimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur në mes të të dyja shteteve në vitin 2023.

Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, u shpreh se kanë përgatitur “befasi” në lidhje me çështjen e Kosovës, duke paralajmëruar fushatë për çnjohje.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, njëherësh kryenegociator në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë për “KosovaPress” se deklarimi i Gjuriqit kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës është një tjetër provë e radhës se Serbia po shkel haptazi nenin katër të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Pas takimeve të fundit në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, ky deklarim është tjetër provë e radhës e refuzimit të Serbisë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit dhe shkeljes haptazi të nenit 4 të marrëveshjes. Serbia nuk është e gatshme dhe e vullnetshme të jetë bashkëpunuese dhe konstruktive në procesin e dialogut. Po faktori ndërkombëtar kur do ta marrë seriozisht dhe të veprojë ndaj këtij destruktiviteti në proces dhe refuzimi të vazhdueshëm të Serbisë”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: