Fushata në Zvicër: Gërvalla ia huq edhe me data historike, fton mërgimtarët në Zvicër që sonte ta festojnë 28 Nëntorin

Fushata në Zvicër: Gërvalla ia huq edhe me data historike, fton mërgimtarët në Zvicër që sonte ta festojnë 28 Nëntorin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila gjatë mandatit të saj është mbajtur mend vetëm për huqje të shumta, po vazhdon fushatën e saj në diasporë bashkë me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Derisa Kurti e Gërvalla aktualisht janë në Zvicër, ministrja e Jashtme njoftoi se sot do të mbajnë organizimin e partisë “Guxo” për festën e 28 nëntorit, që ka përfunduar 10 ditë më parë.

Njoftimi i plotë i Donika Gërvallës:

Sot, në Kreuzlingen (Thurgau), së bashku me Kryeministrin Albin Kurti do të marrim pjesë në një takim të veçantë me mërgimtarët tanë, të organizuar nga Dega e Partisë Guxo në Zvicër.

🗓 7 dhjetor 2024, ora 18:00.

Mirë u takofshim, mërgimtarë të dashur!

Shpërndaje në: