Fushë-Kosovë: Nën kërcnimin e thikës grabitën një shumë parash, arrestohen dy të dyshuar
Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një grabitjeje të hollash nën kërcënimin e thikës ndaj dy viktimave, gjithashtu meshkuj kosovarë.
Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që të dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.
Hetimet për rastin vazhdojnë.
“Fushë Kosovë 09.04.2026-17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, nën kërcënimin e thikës iu kanë grabitur një shumë të hollash dy viktimave po ashtu meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.



