Futbolli i Kosovës nxjerr një tjetër talent: Kalohen provat te gjiganti turk
Ani pse në kushte jo adekuate për punë, futbolli i Kosovës vazhdon që të nxjerrë ‘brum’ për futbollin evropian.
Etrit Berisha, Milot Rashica, Amir Rrahmani….janë vetëm disa nga emrat që po spikasin në futbollin evropian e që janë prodhim i futbollit kosovar.
Talenti i radhës që i ka thënë ‘tung’ futbollit të Kosovës është Amar Gërxhaliu.
Futbollisti 15-vjeçar ka nisur që të merret me futboll te Kosova e Vushtrrisë ndërkohë që më pas është trajnuar dhe aktivizuar në Shkollën e Futbollit ‘Kurda’ te grupmosha U-15.
Amari tash e pesë vite përcjellet nga menaxherët Xhafer Trepça, Adnan Konushevci dhe Muamer Zukic të cilët ia kanë mundësuar një provë te skuadra turke Bashakshehir.
Ata e drejtojnë agjensionin sportiv ‘Zuka Soccer sport Managment’ me seli në Gjermani.
Gërxhaliu në mesin e shumë talenteve që po testoheshin, ka rënë në sy teksa drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta ofrojnë në ekip si fillim në grupmoshat e reja.
Lajmi konfirmohet për Insporti nga menaxherët në fjalë. /Periskopi.




