Futbolli spanjoll në zi: Vdes trajneri me tre nga fëmijët e tij
Futbolli spanjoll është në zi pas një tragjedie të tmerrshme.
Fernando Martin, trajneri i ekipit B të femrave të Valencias, vdiq së bashku me tre nga fëmijët e tij pasi anija e tyre turistike u përmbys në ujëra të rrezikshme pranë brigjeve të Indonezisë, raporton GazetaBlic, transmeton Periskopi.
Incidenti ndodhi pranë destinacionit të njohur turistik të Labuan Bajo. Anija, e cila kishte 15 persona në bord, hasi valë të mëdha që arrinin tre metra lartësi. Elementi i fuqishëm shkaktoi përmbysjen dhe fundosjen e anijes.
Trajneri spanjoll i futbollit dhe familja e tij ishin mes pasagjerëve kur trageti u fundos në detin e stuhishëm.
Midis atyre që u nxorën gjallë nga uji ishin gruaja e trajnerit, Andrea, dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar. Gjithsej shtatë persona u shpëtuan, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit dhe një guidë turistike. Të gjithë morën ndihmë të menjëhershme.
Ekipet e shpëtimit po kryejnë aktualisht një operacion kërkimi në shkallë të gjerë për të gjetur trupat e trajnerit spanjoll dhe tre fëmijëve të tij.



