Futbollistët e Drenicës i ‘tradhton’ Allahu
Drenica dhe Trepça 89′ kanë zhvilluar një miqësore në Skenderaj, si përgatitje për sezonin pranveror.
Rezultati i ndeshjes ishte zhgënjyes për vendasit, që humben 3 me 1 nga mitrovicasit, përcjell Periskopi.
Foto-reporteri i Gazetës Olle, Hilmi Veliu, ka kapur një moment interesant gjatë sfidës.
Dy futbollistë të Drenicës, janë falur para inkuadrimit në lojë, saktësisht gjatë nxemjeve.
Ata shihen të gjunjëzuar, duke falur Namazin, por megjithatë në fushë nuk i ndihmoi askush. /Periskopi





