Futbollistët e Kosovës bëhen gati kështu për ndeshjen kundër Turqisë (Foto)
Albert Bunjaki me futbollistë kanë analizuar përfaqësuesen e Turqisë, me të cilën do të përballen nesër në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.
“Bashkërisht me shtabin teknik dhe me një interaktiv me futbollistë kanë analizuar dobësitë si dhe pikat e dobëta por edhe të forta të skuadrës rivale Turqisë para ndeshjes së të dielës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova do ta ketë seancën stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi” prej orës 17.00, ndërsa në orën 19.00 përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku mediave do tu drejtohet në konferencën për shtyp.



