Futbollistët e Kosovës dhe Dardanët shpërndajnë dhurata për fëmijët në pediatri
Fëmijët janë ata të cilët gëzohen më së shumti për festa të fundvitit.
Kështu fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në QKUK morën dhurata për festa të fundvitit nga lojtarët e përfaqësuese së Kosovës dhe tifozët e shtetit Dardanët.
Lirim Kastrati, Visar Bekaj, Milot Rashica dhe Valon Berisha i gëzuan këta fëmijë në QKUK.
Lojtarët u shprehen të kënaqur që munden t’i ndihmojnë fëmijëve në prag të festave. Ata thanë se është keqardhje që t’i shohin fëmijët e sëmurë në spital.
Ata morën me vete edhe një babadimër, i cili shpërndau dhuratat, njofton Klan Kosova.






