Futbollistët e Kosovës luten në xhami për fitore ndaj Islandës
Fotografinë e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, futbollisti Milot Rashica. Pa fjalë, vetëm me simbolin e lutjes është shoqëruar kjo fotografi.
Kosova pret që sonte ta befasojë Islandën në topformë, në ndeshjen që e zhvillojnë në stadiumin “Loro Boriqi” të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”. Kjo është xhiroja e pestë e kualifikimeve, ndërsa nga katër ndeshjet e kaluara Kosova ka një barazim e tri humbje.



