Futbollistët e Realit ia ndërprenë konferencën Zidanes, festë e madhe me Shampanjë (Video)
Futbollistët e Real Madridit vazhdojnë të festojnë titullin e 33-të në histori të klubit.
Përderisa trajneri francez Zinedin Zidane ishte në konferencë për shtyp ata ia kanë ndërprerë atë.
Futbollistët si Marcelo, Danilo, Casemiro, Morata e Lucas Vasquez janë futur në sallën e konferencave duke e ndërprerë konferencën.
Ata duke festuar me Shampanjë e kanë marrë edhe trajnerin francez në festë.
Zidane nuk hezitoi t’i bashkohej festës me futbollistë ndërsa ky gjest solli të qeshura të mëdha në konferencën e ‘Los Blancos’. /Telegrafi/
Zidane was surprised by his celebrating players during the post-match press conference! ???#MalagaRealMadrid pic.twitter.com/PckcBYtasS
— LaLiga (@LaLigaEN) May 21, 2017



