Futbollistët që po japin donacion për të filluar rikërkimin e Sala

Futbollistët që po japin donacion për të filluar rikërkimin e Sala

Bota e futbollit po mblidhet së bashku për të dhuruar para për të ndihmuar në financimin e një kërkimi privat për futbollistin e humbur Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.

Përmes platformës për mbledhjen e fondeve Go Fund Me, lojtarët nga e gjithë bota kanë dhënë kontribut për fushatën #NoDejenDeBuscar, që përkthehet në shqip ‘mos e ndalni kërkimin’, raporton Periskopi.

Një listë e gjatë e futbollistëve tashmë kanë dhënë kontribute të konsiderueshme financiare për përpjekjet e shpëtimit.

Mbrojtësi francez i RB Leipzig, Nordi Mukiele ka dhuruar 4,000 euro aq sa ka dhënë edhe mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, sulmuesi i Chelseat, Gonzalo Higuain dhe mesfushori i Valencia Geoffrey Kondogbia kanë kontribuar me 2,000 euro.

Fondacioni u fillua nga Sport Cover – një kompani e menaxhimit sportiv e themeluar nga agjenti Sala, Meissa N’Diaye – i cili dha një donacion prej 20,000 euro.

Michy Batshuayi, Benjamin Mendy dhe Wissam Ben Yedder janë emrat e tjerë në listë që kanë dhënë donacione për të filluar rikërkimin e sulmuesti argjentinas dhe pilotit anglez.

Fushata ka filluar edhe në rrjetet sociale me hashtag #NoDejenDeBuscar, që përkthehet në shqip ‘mos e ndalni kërkimin’. /Periskopi

Image: Instagram

Shpërndaje në: