Futbollistët shqiptarë që u shpallën kampionë në Evropë (Foto)
Shumë futbollistë shqiptarë që luajnë nëpër disa liga evropiane të forta, jashtë top pesë më të fortave, arritën të shpallen kampion me skuadrat e tyre.
Në Austri, Valon Berisha së bashku me Mërgim Berishën fituan titullin e kampionit dhe Kupën.

Ndërkohë, në Azerbajxhan, Ansi Agolli e fitoi titullin dhe Kupën. Mbrojtësi shqiptar tash e disa vite luan me këtë skuadër.

Në Kroaci titullin e kampionit e fitoi Rijeka, ku luan futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Leonard Zhuta.

Ne Norvegji me Robenburgun është shpallur kampion Elbasan Rashani.

Mesfushori shqiptar Valon Ahmedi e ka fituar titullin në Slloveni me Mariborin.
Ndërsa ndër më të suksesshmit këtë vit ishte Taulant Xhaka që u shpall kampion m Baselin.

Sa i përket Kupave, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e kanë fituar Kupën FA.

Në Holandë, Kupën e ka fituar Vitesse me Milot Rashicën.




