Futbollisti afrikan i Trepçës ’89 ka një ankesë të jashtëzakonshme
Në FFK shkruan se ai ka shënuar 19 herë, por në ndeshje me Lirinë në Prizren një gol i shënuar nga ai i është bartur Shpëtim Idrizit.
“Nuk i kam shënuar 19 gola, por 20. E di sa gola kam shënuar. Këto gjera duhet të shikohen më mirë”, ka thënë Oto John për GazetaOlle.com.
John është duke e ndihmuar Trepçën ’89 drejt titullit të parë historik të kësaj skuadre.



