Futbollisti i Anglisë bie pa ndjenja, dërgohet urgjentisht në spital
Futbollisti i skuadrës angleze U17, Tashan Oakley-Boothe u dërgua në spital pasi mori një goditje me bërryl gjatë një dueli.
Ylli i Tottenhamit mbeti pa ndjenja për rreth 10 minuta gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për të rinj kundër Turqisë.
Anglia është duke udhëhequr 2-0 dhe është në prag të kalimit në finale, atje ku po e pret përfaqësuesja u17 e Kroacisë.



