Futbollisti i ardhshëm i Kosovës ‘mbret’ në Australi (Video)
Berisha e nisi si titullar ndeshjen dha asistin në golin e parë, ndërkohë që në minutën e 68-të vulosi fitoren për skuadrën e tij, që mbetet në vendin e dytë në renditje me 29 pikë.
Ky ishte goli i 11-të në kampionat për sulmuesin, i cili kryeson renditjen e golashënuesve. Besarti po kalon një formë mjaft të mirë, duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit për të disatën vit radhazi.
https://www.youtube.com/watch?v=6vscSxNW0f0



