Futbollisti i Arsenalit suprizon me deklaratën: nuk varemi nga individët
Mohamed Elneny, futbollisti egjiptian i Arsenalit, e ka goditur ish-bashkëlojtarin e tij Alexis Sanchez me rastin e largimit të tij nga londinezët në drejtim të Manchester United. Mbrëmë Arsenali ia doli mbanë të eliminonte në gjysmëfinale të Carabao Cup kampionët aktualë të Premier Ligës, Chelsean.
Ai tha se Arsenali nuk varet nga individët, dhe është klub që aplikon lojë ekipore. Shumë tifozë të klubit nga Londra e Veriut janë revoltuar me largimin e Sanchezit. Por zemërimi duket se nuk është përmbajtur vetëm në shkallët e stadiumit, por ka kaluar edhe në zhveshtore të Arsenalit mes lojtarëve – transmeton Periskopi.
Së fundi në Arsenal ka kaluar armeni Henrikh Mkhitaryan dhe përflitet një transferim i mundshëm i Pierre Emerick Aubameyangut.



