Futbollisti i Atletico Madridit e rrahu të dashurën, vendim interesant nga Gjykata (FOTO)

Futbollisti i Atletico Madridit e rrahu të dashurën, vendim interesant nga Gjykata (FOTO)

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernandez është lënë i lirë nga Gjykata deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për sulmin fizik ndaj të dashurës së tij.

Sipas të përditshmes sportivë madrilene, Marca, ai nuk do të ketë të drejtë t’i afrohet të dashurës deri në 500 metra, përcjell “lajmi.net”.

Hernández ishte arrestuar në mëngjesin e së premtes nga policia e Spanjës pasi ishte denoncuar nga fqinjtë për dhunë në familje.

Ai kishte shkuar i dehur në shtëpi derisa e kishte rrahur të dashurën, e cila kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Shpërndaje në: