Futbollisti i Barcelonës kapet me gjësende të Real Madridit (Video)
Skuadra verdh e kaltër, ka në radhët e veta talentin e Barcelonës, Alen Halilovic.
Halilovic ishte i huazuar në Hamburg, por Barcelona vendosi ta rikthejë në La Liga duke e huazuar tek Las Palmas.
Por ajo çfarë ka bërë mesfushori kroat pas ndeshjes me Real Madridin i ka nervozuar tifozët katalunas.

Kamerat e kanë kapur Halilovicin me gjësende të Real Madridit në duar ku ai po mbante një qese.
E kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare tifozëve katalunas të cilët e kanë kritikuar lojtarin nëpër rrjetet sociale.
Mbetet të shihet nëse do të ndikojë zëri i tifozëve apo Barcelona do ta rikthejë në radhët e veta në verë kroatin. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheCataIanGiant/status/837472256183824384



