Futbollisti i Kosovës: Nuk kemi frikë nga Kroacia
Ai thotë se ‘dardanët’ do të japin maksimumin në këtë sfidë të cilën ai e quan të vështirë.
Ai shton se skuadra e tij nuk ka frikë nga Kroacia.
“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një lojë e vështirë, por do ta japim maksimumin. Se kemi forcë e kemi treguar edhe me Finlandën, ama duhet të dimë se Kroacia është një nivel tjetër”, deklaroi Pnishi.
“A ka frikë nga Kroacia? Nuk i frikësohemi askujt. Atmosfera është e mirë, kemi harmoni në ekip”, shtoi ai. /Periskopi.com



