Futbollisti i njohur francez dënohet me 90 mijë euro për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes
Ish-reprezentuesi i Francës, Wissam Ben Yedder, u shpall të mërkurën fajtor për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij të ndarë dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 90,000 €.
Avokatja e tij, Marie Roumiantseva, tha se 35-vjeçari nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit dhe se do të apelojë vendimin, transmeton Gazeta Express
Kjo është dënimi i dytë për Ben Yedder brenda më pak se një viti. Në nëntor, ai mori një dënim me dy vjet burg me kusht për sulm seksual ndaj një gruaje, të kryer dy muaj më parë.
Në vitin 2023, një gjykatë spanjolle e dënoi gjithashtu me gjashtë muaj burg me kusht për evazion fiskal gjatë periudhës 2016–2019 te Sevilla.



