Futbollisti i Superligës ia sheh sherrin një postimi në Facebook, shikoni vendimin e FFK’së
Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Liridon Leci, është tallur në rrjetin social Facebook me Llapin.
Futbollisti i Dritës ka reaguar me një fotografi ku shihet trajneri i Trepçës ’89, Gugash Magani afër futbollistëve të Llapit. “Prapë e paska ndërruar trajnerin Llapi. Sukese”, shkruan Liridon Leci.
Ky futbollist njihet për batutat e tij në rrjetet sociale.
Llapi këtë edicion e ka nisur me trajnerin Bylbyl Sokoli i cili u shkarkua nga kryesia e klubit, një ndeshje e drejtoi Fadil Ademi kurse së fundmi drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Bekim Shotani.

Këtij postimi ia ka parë sherrin Leci.
“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së po ashtu shqyrtoi edhe paraqitjen e futbollistët Liridon Leci në rrjetin social FB që ka shkuar në mënyrë tallëse e që sipas etikës këto gjëra janë të palejueshme dhe të ndëshkueshme, duke i bërë thirrje Komisioneve që të hapet proceduar disiplinore dhe të merren masat e duhura”, thuhet në njoftimin e FFK-së



