Futbollisti i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin në Angli (Foto)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin në Angli (Foto)

Skuadra e njohur nga Anglia, Oxford United ka nënshkruar me sulmuesin shqiptar, Agon Mehmeti.

Mehmeti u largua nga Turqia, nga klubi Genclerbiriligi dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin anglez.

Oxford bënë gara në Ligën e Parë të Anglisë, ndërsa Mehmeti shprehet i lumtur për ardhjen këtu.

“Unë jam i emocionuar që jam në Oxford. Pep është trajner i madh dhe më pëlqen puna e tij”, ka thënë Mehmeti.

27-vjecari gjatë vitit 2013 kishte zhvilluar 3 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë.

Shpërndaje në: