Futbollisti i njohur i Chelsea kishte shkaktuar aksident të tmerrshëm, mësoni se a kishte patent shofer (Foto)
Futbollisti i Chelsea, Tammy Abraham i cili në tregun e futbollistëve ka vlerën e 20 milionë eurove, është duke u akuzuar seriozisht pas aksidentit që e kishte shkaktuar.

19-vjeçari, i cili cilësohet si e ardhmja e klubit nga Antonio Conte, ka pranuar një thirrje nga gjykata për vozitje të pa kujdeshëme dhe pa patent shofer pas aksidentit që e pati në Janar të vitit të kaluar.

Ai ishte duke vozitur veturën e tij Mercedes AMG kur kishte goditur një veturë të tipit Toyota.

Abraham kishte ndihmuar shoferin e Toyotas duke e nxjerurr nga vetura pas aksidentit.

Tashmë Abraham posedon patentë shoferin pas testit që e kishte mbajtur në Mars.

Tammy Abraham ishte huazuar në Bristol City në Championship duke shënuar 26 gola. /Periskopi/




