Futbollisti i njohur mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ka provim në shkollë (Foto)

Futbollisti i njohur mungon në ndeshjen  e Ligës së Kampionëve, ka provim në shkollë (Foto)

Kai Havertz nuk do të jetë në dispozicion të Bayer Leverkusenit në duelin e kthimit kundër Atletico Madridit për një arsye interesante.

Klubi gjerman ka njoftuar se Havertz – i cili ka debutuar në Bundesligë më 15 tetor të vitit të kaluar si 17 vjeç e katër muaj – ka provim të rëndësishëm në shkollë dhe nuk do të jetë me ekipin për ndeshjen e sotme, përcjell “lajmi.net”.

Bayer Leverkusen ka pranuar kërkesën e tij që të vazhdojë angazhimin në shkollë, përkundër rëndësisë së duelit të vlefshëm për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në: