Futbollisti i njohur ua ndalon fëmijëve ta përmendin emrin e Ronaldos (FOTO)

Futbollisti i njohur ua ndalon fëmijëve ta përmendin emrin e Ronaldos (FOTO)

Dimitri Payet ka një problem me fëmijët e tij.

Mesfushori i West Hamit dhe Francës u ka ndaluar fëmijëve të tij që ta përmendin emrin e Cristiano Ronaldos.

Kjo pas humbjes nga Portugalia e Ronaldos në finalen e “Euro 2016”.

“Fëmijët e mi e duan Ronaldon dhe Messin, por që nga finalja e Euro 2016, ata e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Ronaldos”, tha Payet duke qeshur, përcjell “lajmi.net”.

Payet ishte futbollisti që e lëndoi Ronaldon në pjesën e parë të ndeshjes finale duke bërë që ai të braktiste ndeshjen para kohës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: