Futbollisti përjashtohet për 10 sekonda, ndëshkohet me dy të verdhë (Video)

Futbollisti përjashtohet për 10 sekonda, ndëshkohet me dy të verdhë (Video)

Nestor Martin Alegre pa kartonin e kuq pas vetëm dhjetë sekondash në fushën e lojës, pasi mori në këtë periudhë kohe dy kartonë të verdhë.

Ai hyri si zëvendësues dhe doli prej terrenit të blertë pa e prekur fare topin.

Pamjet televizive tregojnë se Allegre e merr kartonin e parë të verdhë për hyrje në fushë shumë shpejt.

Ai, pastaj, merr kartonin e dytë të verdhë për një ankesë ndaj gjyqtarit, që është menduar se ka qenë fyerje për të. Incidenti ndodhi në një turne në Corrientes, gjatë një ndeshje mes Deportivo Madariaga de Paso de los Libres dhe Tiro Federal de Mercedes.

Gjyqtari në qendër të stuhisë është Victor Cordero. Ai tha: “Kartonin e parë të verdhë ia dhashë sepse ai po përpiqej të hynte në fushë përpara se shoku i tij të ishte larguar nga fusha, ndërsa kartonin e dytë për fyerje”.

https://www.youtube.com/watch?v=NCInMjNO9JA

Shpërndaje në: